Ç’është Twitter, pse dallohet nga Facebook?

Twitter është një lloj rrjeti që njëher-për-njëher mund të quhet ‘mikroblog’ ku ju jeni të kufizuar që të postoni statusa me vetëm 140 karaktere,ose të shkëmbeni mesazhe apo ckadoqoftë që ju bëni në të.
Përveq kësaj,mund të ndjekësh personat që dëshiron,shokët apo njerëzit me famë të cilët janë inspirimi juaj.Për fat të mirë (keq) , CHAT nuk ka në Twitter.com , dhe më shumë se një fotografi në profil nuk mund ta vendosni.Albume nuk mund të postoni në profil si në rrjetin Facebook.Por ju mund të shtoni fotografia sa të doni tek twitpics.com ose yfrog.com ,që është një lehtësim për profilin tuaj.

Në vitin 2009 e hapa llogarinë në Twitter,ku në atë kohë Twitter ishte një fenomen që po bëhej cdoherë e më i përdorur.Kur u qasa në Wikipedia që të lexoj për Twitter,ajo që më tërheqi më shumë ishte se Twitter ende nuk është zbuluar saktësisht se cfarë është dhe si quhet.Megjithatë, në fillim mu duk si rrjet social ‘i kotë’ që do të dështoj herdo-kurdo,por pas një jave duke përdorur,fillova të  dashurohesha në të.

Në atë kohë nuk kishte shumë shqiptarë në Twitter,përveq atyre që ishin Webmasterë ose njerëz të cilët adhuronin fushat e IT-së.

Rastësisht një dit,isha Offline në WLM dhe në FB.Një shok i imi e pyeti një shok tjetër “Ku jam unë” ,dhe ai i tha, ndoshta është në Twitter.Ai duke buzëqeshur kur më pa më vonë,më tha ‘O vip pse nuk po hin në FB Online,po veq në Twitter po rrin? ‘ .Gabim. Twitter nuk është vetëm për VIP por për të gjithë.Mendoj se të gjithë sot ata që përdorin Twitter-in,janë të kënaqur përveq disa të tjerëve që e kanë hapur Twitter-in vetëm për kuriozitet,dhe e kan lënë anash.Personat të cilët janë lodhur nga Facebook-u si varësi që shton, munden ta gjejnë veten më të lirë në Twitter.

Ashtu siq është ngatërruar HI5.com para shumë vitesh,kështu do të ndodhë me Facebook-un.Në atë kohë HI5 ishte një faqe vërtet zbavitëse por më vonë filloi të ngatërrohej aq shumë,saqe përdoruesit ishin të ‘lodhur’ nga gjërat që u paraqisnin aty.Tani edhe në Facebook ka gjëra që të ngulfatin ,ku nuk është askush i siguruar si nga privatësija ashtu edhe nga të gjitha anët e sigurisë së një klienti.

Kurse Twitter është më i thjeshtë,më i lehtë dhe me më pak ‘lodhje’.Të jep mundësinë të komentosh (reply) ndonjë status me vetëm 140 karaktere,ose të shkruash ti një status me kaq karaktere.Me një mënyrë ju jeni kreativ sepse nuk është e lehtë një status të shkruhet vetëm me 140 karaktere.

Duhet që edhe ju,të keni përshtypjen se nuk është vetëm ‘Facebook’ ai i cili ju jep mundësinë të shkëmbeni informata,argëtim e cdogjë tjetër me shokët.Tani për tani janë shenjat pozitive sepse edhe në Twitter,ka shumë përdorues shqiptarë që cdo ditë po shtohen,por shumica vetëm hapin llogari dhe e lënë anash,sepse ‘Chat-i’ mungon dhe nuk kanë se me kë të bisedojnë.

Twitter është faqe unike ,që dallon nga gjitha faqet sociale të tjera.Do të vijë dita kur do të regjistroheni edhe ju,por kënaqësia është kur je një ndër ‘përdoruesit’ e parë,dhe je në gjendje ta spjegoni tek shoku yt,magjinë të cilën e posedon Twitter brenda tij.

Për ta lënë me kaq,dëshiroj që t’ua tregoj një lajm në PCWorld Albanian,që ju sugjeroj ta lexoni se sa i rëndësishëm po bëhet Twitter tek e gjithë bota. Kliko këtu- Çavez udhëheq shtetin me Twitter

About these ads

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s